fillimi
biografia
fillimi i karierës
foto të vjetra
foto private
foto të karierës
kontakt

Shkrimet për Melin

Kritikat, intervistat, shkrimet e  ndryshme për Melin, në gazeta e revista të ndryshme, madje edhe vjershat e këngët, kushtuar asaj, do të mund t’i gjeni këtu. (kliko)

 

Mirë se erdhët në Web- faqen  Meli Ajeti


E hapim këtë faqe të internetit, për të pasur qasje dhe mundësi të njiheni me Melin, jetën, krijimtarinë dhe artin e saj, jo vetëm ju që patët kënaqësinë ta shijonit talentin dhe lojën e saj skenike, por edhe të tjerët që nuk e njohën.
Fillojmë, në mënyrë modeste dhe shënojmë këtë përvjetor të dhembshëm.
Së shpejti do ta pasurojmë faqen edhe me inserte, nga shfaqjet dhe interpretimet e Melit. 
Do ta begatojmë me risi të shumta e interesante, nga jeta e saj dhe nga krijimtaria teatrore, kulturore të shqiptarëve në përgjithësi.
E di që Meli kishte pasur dëshirë ta ndante jetën dhe krijimtarinë e saj me të gjitha gjeneratat artdashëse, ndonëse, sa ishte në mesin tonë, shpesh e lënduar, mbyllej në vete por ajo më gjithë shpirt i takoi skenës, roleve dhe publikut të vet.  Në këtë mënyrë ia kthejmë ardhmërisë qenien e saj.

E bija Antigona

Nënë

Në Prishtinën tënde
Pranvera është e vrarë
Madhështinë ja more TI
E le të varfër pa shkëlqim

Dua të besoj
Se më nuk ke dhembje
Se je e pushuar në amshim
Nuk ke nevojë të presësh
Mirësinë
Fjalët e ëmbla
Dashurin

Dua të besoj
Se tash i  ke të gjitha
Për shpirtin madhështor
Dhunti
Hyjnore
Tash engjëjt të kanë zili

Dhe ja
Të shoh të buzëqeshur
Në flokët tua lulëzojnë kameliet
Në duart tua shkëlqejnë yjëzit,
E bukur
Dinjitoze
Ti ecë krenare
Në përjetësi.

 

 

"DASHURIA ËSHTË BUKURIA MË E MADHE"
MELI.

Çmimi  dhe fondacioni  “Meli Ajeti”

Më shumë lidhur me themelimin e fondacionit e të çmimit, si do të funksionojë?
Si do të ndahet dhe kujt? Do të mund të informoheni këtu. (kliko)

Nga ditari i Meli

Meli ka shkruar tërë jetën nëpër fletore tekstet e roleve, librat, fletët e këputura. Ka shkruar për ndjenjat e saj të përjetuara në atë moment,
duke përshkruar dhembjen, hidhërimin, apo lumturinë e çastit.
Këtë kënd e kemi rezervuar për shkrimet e saj.(kliko)

 

 
web creation by Enver Bylykbashi