<<fillimi
biografia
fillimi i karierës
foto të karierës
kontakti

Shkrimet për Melin

Kritikat, intervistat, shkrimet e  ndryshme për Melin, në gazeta e revista të ndryshme, madje edhe vjershat e këngët, kushtuar asaj, do të mund t’i gjeni këtu. (kliko)

 

 

Melihate Ajeti
(9 tetor 1935 - 26 mars 2005)
Më 26 Mars u  bëhen dy vite pa Melin .
Skena e Kosovës dhe ajo shqiptare u varfërua edhe për një emblemë të artit skenik,të filmit, e të televizionit.
Dy vite pa Melihate Ajetin, primadonën e skenës shqiptare.
Ajo la, pas vetes, një galeri të tërë rolesh, rreth 180 sosh, të realizuara me begatin e lojës skenike, të talentit të saj të rrallë, me bukurin e trupit, zërit, shpirtit, u mishërua me Dijën e pastër e të ndjeshme, me Dezdemonën e pafajshme, me Nicën e plagosur, Ana Karenjinën, Ledi Makbeth ,Mbretëreshën Teutë, por mbi të gjitha do të mbetet Erveheja  e paharrueshme, e ndershme, besnike, fatkeqe, e pa përsëritshme.
Lindi në Prishtinë më 1935. Semimaturën e kreu në Prishtinë. Vijoj shkollën e aktrimit në Prishtinë dhe bëri një specializim në Paris (Comedie Française). Aktorja numër një e teatrit Prishtinas.
Meli e nisi aktrimin si 16 vjeçare më 1951 në Teatrin Krahinorë të Kosovës dhe shkriu në skenë 180 role kryesore me të cilat dëshmoi talentin, bukurin e kapacitetin e madh prej aktoreje: “Zullumqari”, “Vajza pa pajë”, “Zonja me kamelie”, “Besa”, “Sikur të isha djalë”, “Halili e Hajrija”, “Erveheja”, “Hanka”, “Hamleti”, “Shtetrrethimi”, “Othello”, “Ana Karenina”, “Vdekja e një mbretëreshe”,” Svinga e Gjallë”, “Magbethi”, “Antigona”, etj.
La gjurmë të pashlyera edhe në kinematografin Kosovare e Jugosllave: “Uka i Bjeshkëve të Nemuna”, “Buka”, “Trimi”,  “Etja”, “Lepuri me 5 këmbë”, “Era e Lisi”, “Kur Pranvera vonohet”, “Të ngujuarit”, “E shtëna në ajër”, “Përroi vërshues”, “Migjeni”, “Gjurmët e bardha”, “ Dorotej”, etj.
Shpërblimet e lavdatat e panumërta: Për Zonjën me Kamelie - Shpërblimi i dhjetorit (1963). Joakim Vujic(1972) dhe (1975) për Hajrijën dhe Svingën. Shpërblimi i Shoqatës së Artistëve të Jugosllavis për Ervehen (1971). Çmimi më i lartë i punës (1976). Më 1985 shpërblimi i parë për rol femre në “Shtetërethimin” në festivalin Joakim Vujic.
Këto janë vetëm disa mirënjohje që dëshmojnë se Melihate Ajeti,  ishte nga femrat tona e para, e më e merituara - Doajene e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Vdiq në Prishtinë më 26 mars 2005.

Çmimi  dhe fondacioni “Meli Ajeti”

Më shumë lidhur me themelimin e fondacionit e të çmimit, si do të funksionojë?
Si do të ndahet dhe kujt? Do të mund të informoheni këtu. (kliko)

 

Nga ditari i Meli

Meli ka shkruar tërë jetën nëpër fletore tekstet e roleve, librat, fletët e këputura. Ka shkruar për ndjenjat e saj të përjetuara në atë moment,
duke përshkruar dhembjen, hidhërimin, apo lumturinë e çastit.
Këtë kënd e kemi rezervuar për shkrimet e saj.(kliko)

 

 
web creation by Enver Bylykbashi