<<fillimi
biografia
fillimi i karierës
foto të vjetra
foto private
foto të karierës
kontakti

Shkrimet për Melin

Kritikat, intervistat, shkrimet e  ndryshme për Melin, në gazeta e revista të ndryshme, madje edhe vjershat e këngët, kushtuar asaj, do të mund t’i gjeni këtu. (kliko)

 

 

Për hir që emri i saj të mbetet në kujtesë, jo vetëm si aktore e madhe e personalitet i shquar, në historinë e teatrit e artit kosovar, familja e Melit formon fondacionin ”Melihate Ajeti,” që do të ndajë çmimin Meli, (në çdo 9 Tetor-ditëlindjen e saj),  aktores së vitit.
Ky çmim, do të ketë një vlerë simbolike në të holla, prej 480 euro, sa ka qenë edhe pensioni vjetor i Primadonës Meli, dhe cila në krijimtarinë e saj 50 vjeçare luajti mbi 160 role kryesore dhe mori mbi 50 shpërblime vendore e ndërkombëtare.
Vlera monetare e këtij çmimi, nuk do të ndryshoi, duke mbetur si dëshmi e dhembshme e kohës, në të cilën e përfundoi jetën Meli, pa iu dhënë respekti meritorë, nga individët që udhëhiqnin institucionet dhe kulturën në këtë kohë.
Por ne, dëshirojmë që ky fondacion, në të ardhmen të rritet e të fitoi financim më të madh dhe të bëhet edhe sponsorues e përkrahës i talenteve të reja.
Me çmimin Meli, do ta nderojmë një aktore të re, më të talentuar të Vitit dhe nga sot e deri ne tetorin e ardhshëm, juria profesionale, do të ndjekë punën e aktoreve tona , për ta ndarë këtë çmim, më 9 Tetor të vitit 2008.
Meli, me dashuri e talent të madh për skenën, krejtësisht e re, u bë aktore, në një kohë kur rrallë ndonjë femër zgjedhte fatin e flijimeve e peripecive të shumta, për ta trasuar kështu rrugën për aktoret tjera shqiptare.
Mu për këtë, dëshirojmë që emri i saj edhe në të ardhmen, të jetë inspirim e mburrje për vajzat tona, që kanë talent dhe dëshirë për tu marrë me këtë profesion.
Por ne te njëjtën kohë shpresojmë se do te ketë krijime teatrale e filmike ku femrat tona, aktoret e reja do të kenë shans të luajnë dhe ta tregojnë talentin e vet. Ne Vitin 2007 nuk kishte realizime të tilla dhe e pamë të udhës që të presim kohëra më të mira, shpresojmë se i tille do të jetë Viti 2008.

Çmimi  dhe fondacioni “Meli Ajeti”

Më shumë lidhur me themelimin e fondacionit e të çmimit, si do të funksionojë?
Si do të ndahet dhe kujt? Do të mund të informoheni këtu. (kliko)

 

Nga ditari i Meli

Meli ka shkruar tërë jetën nëpër fletore tekstet e roleve, librat, fletët e këputura. Ka shkruar për ndjenjat e saj të përjetuara në atë moment,
duke përshkruar dhembjen, hidhërimin, apo lumturinë e çastit.
Këtë kënd e kemi rezervuar për shkrimet e saj.(kliko)

 

 
web creation by Enver Bylykbashi