<<fillimi
biografia
fillimi i karierës
foto të karierës
kontakti

Shkrimet për Melin

Kritikat, intervistat, shkrimet e  ndryshme për Melin, në gazeta e revista të ndryshme, madje edhe vjershat e këngët, kushtuar asaj, do të mund t’i gjeni këtu. (kliko)

 

 

Kampionia e dramës shqipe- Melihate Ajeti 

Artistja  e dramës, Melihate Ajeti , primadona e skenës shqiptare, kampione e dramës të Teatrit popullor Krahinor të Prishtinës, me 50 vjet të punës se vet artistike, ka luajtur rreth 180 role, kryesisht të para, në teatrin e vet ame dhe mbi dhjet role te filmit e të dramës televizive ose seriale filmike.
Të gjitha këto dhe jetën në skenë, Melihate Ajeti e filloi me Eminën në “Zullumqarit” të Svetozar Qoroviqit diku në pranverë të vitit 1952, kur me gjithsejtë 16 vjet jete, nga bankat e shkollës, erdhi në Teatrin e Prishtinës.

  1. E kam luajtur vetveten në skene- thoshte ajo, për rolin e vet të parë në teatër.
  2.  Ndoshta për këtë arsye, Eminja ime, i ka pëlqyer publikut dhe kritikës.

“Me lojën e vet të lirë e spontane, bashkë me pamjen e vet te bukur dhe skenike, paralajmëron talentin dhe pasurin e vet të madhe të brendshme...”
-Vehap Shita-Jeta e Re-1952
Dashuria e parë e Melit ishte baleti dhe për këtë ajo thoshte:
“Fillova te luaj kur isha 8 vjeçare por në një ambient, si ishte Kosova pas luftës, për fat të keq , dëshirën time s`munda ta realizoja. Megjithatë, për fat, mbeta  të jetoj në skenë dhe për skenën, lëvizjet e baletit i zëvendësova me fjalën skenike. Në fillim luaja në seksionet amatore e  pastaj u regjistrova në shkollën e porsahapur të aktorëve në Prishtine pran Teatrit tonë...

Mësimdhënës ishte Millutin Jasniqi, atëherë drejtor i Teatrit Krahinor të Prishtinës, regjisorët: Dobrica Radenoviq, Sllavoljub Stefanoviq Ravasi, Abdurahman Shala dhe Muharrem Qena .
Po në vitin 1952,  luajti edhe një rol të ngjashëm, nga i ashtuquajturi repertor melodramatik, i cili vërshon në të ashtuquajtura teatro të vogla provinciale.
Dhe kështu, rendoheshin rolet-njëra pas tjetrës. Në një teatër të vogël, pa tradita e pa mjaft kuadro, duhet te luante pa pushim, prej një shfaqje në tjetrën. Por kjo edhe e forcoi Melihate Ajetin. Së shpejti ajo do të luante
në shfaqjen e parë, të shkrimtarit klasik shqiptar Sami Frashrit “Besa”, pastaj ne dramën e shkrimtarit bashkohës nga Shkupi, Murteza Peza “ Nuk martohem me pare”, në romanin e dramatizuar të Haki Stermilit “ Sikur të isha djalë”dhe në dramën e Muharrem Qenës “Bashkëshortët”.
(Me aktorin, dramaturgun dhe regjisorin e ri Muharrem Qenën, do të martohet më 1953 dhe kjo martesë, nga e cila lindi vajza Antigona, si dhe bashkëpunimi më frytdhënës e i suksesshëm artistik, do të zgjas deri më 1968, kur do të c`kurorëzohen.)
Do të luaj MELI, me plot zjarr e pasion edhe në një varg rolesh të tjera, nga reportoari nacional jugosllav dhe botëror që, qysh në vitin 1963, për rolin e Margarita Gotjes, në romanin e dramatizuar të Aleksandër Dymas (birit) “Zonja me kameliet”, të fitoj mirënjohjen më të lartë të Kosovës- Shpërblimi Krahinor i Dhjetorit.

“Ne saje të përjetimit intensiv të fatit tragjik të femrës fizikisht të dobët por moralisht te qëndrueshme, romantiko-lirike,Margarita Gotie nga ana e artistes sonë Melihate Ajeti dhe udhëheqjes inventive të regjisorit Muharrem Qenes, arritëm të ndjejmë  të tërë bukurin e këtij teksti . Loja dhe rrëfimet e nuancuara të Melihates i kalonin kufijtë e përjetimit artistik. Publiku përcillte me ngazëllim dhe plot emocione të tërë shfaqjen duke i përshëndetur spontanisht dhe me entuziazëm interpretët e saj në skenë të hapët. Rol jetik i Melihate Ajetit”.
Vehap Shita (Jeta e Re)1963
 
Galerisë së vetë të pasur të figurave tragjike Melihate Ajeti  në vitin 1969 i shtoi edhe personalitetin tronditës të Hajrijes në dramën e shkrimtarit shqiptar Kolë Jakova.

“Melihate Ajeti nuk luan Hajrijën e saj vetëm si fytyrë tragjike madje as vetëm si heroin e martire. Hajrija e saj është më tepër femër e thjeshte malësore që e donë jetën dhe të gjitha gëzimet saj, por që edhe është e gatshme të sakrifikoj të gjitha ato që i ofron ajo mu për hir të bukurisë së asaj jetë për të cilën vlen të flijosh gjënë më te shtrenjtë për te .
Mu ne saje të një loje të ndjeshme e të përjetuar në të cilën e kemi takuar edhe  si grua edhe si nënë, edhe motër edhe patriote të dashuruar në malet e shkreta të veta edhe burrëreshë që do të gjejë ngushëllimin në luftërat që e presin atë dhe popullin e saj.
Vehap Shita -Rilindja -1969

Nga figurat romantiko- lirike, shprehimisht tragjike, me sukses te madh te luajtura nga Melihate Ajeti shënojmë Antigonën në “Antigona”;
Jokasta në “Mbreti Edip” të Sofokliut
 E lindur për rolet tragjike, me plot ndjenja lirike, krenari e dinjitet, që pasqyrohen në qëndrimin e të folurin e saj, me kthjelltësinë dhe mprehtësinë e shikimit të saj, në ashpërsinë e shprehjes por edhe me antonimet më të holla sensitive-lirike, Melihate Ajeti luan në mënyrë më plastike, njëkohësisht më spirituoze dhe me senzibile pikërisht në figurën e femrave të tilla, Prandaj ndoshta përpos Ledi Magbethit dhe Dezdemonës, përpos Ervehes e Margaritës Gotjes, Melihate Ajeti e ndante si një nga rolet më të mira që ka luajtur, ndonjëherë në jetë, rolin relativisht të vogël të plakës 70 vjeçare Nicë, malësores së vetmuar, të cilës okupatoret fashist ia vranë burrin dhe ia dhunuan të bijën, në romanin e dramatizuar të Ismail Kadares “Gjenerali i ushtrisë se vdekur”.

“Një nivel veçanërisht të lart është interpretimi i Nicës nga Melihate Ajeti
-shkruan në gazeten “Drita’ me 17 dhjetor 1978 artisti i popullit Pjetër Gjoka dhe kritiku letrar Fisnik Sina, me rastin e  vizitës së Teatrit Popullor Krahinor të Prishtinës në Tiran.
“Megjithëse e pranishme vetëm  në një skenë, ajo la përshtypje të thellë te spektatorët. Mjaftuan disa dialogë që ta paraqesë plotësisht figurën e nënës shqiptare-trimëreshë e stoike. Revolti i saj ndaj “mysafireve” qe ka rrënjët e veta në përjetimet personale, shndërrohet në revolt të madh të përgjithshëm. Ky rrebesh kthehet në një ditë qiameti për ta”
- shkruan me këtë rast Xhevat Abazi në gazetën “Bashkimi” janar 1979.

E gjithë skena e dasmës mbizotërohet nga nena shqiptare, plaka Nicë”, shkruante me rastin premierës së kësaj shfaqjeje në Prishtinë, Bardhyl Kosova në gazetën “Drita”, me 14 janar 1973-
“Vetëm me anën e një monologu te mrekullueshëm, vetëm me pak fjale ajo ngrihet ne dimensionet e fuqishme”

Episodi me plakën Nicë të Melihate Ajetit, shkruan në Gazetën Rilindja Vehap Shita në këtë skenë është një dramë në vete në të cilën ka pasur rast unik të dëshmoj fuqitë e veta kreative të një aktoreje që nuk kemi pasur më par rastin ta shohim në rolet e ngjashme. Ajo për një moment e ndali çdo aksion në skenë për ta kthyer të tërë vëmendjen dhe ndjenjat e publikut kah ajo dhe fati i saj tragjik.

Prej nga gjithë kjo fuqi, gjithë ky guxim e vullnet, e pyeti njëherë një gazetar Melihate Ajetin.

“Unë jam malësore me prejardhje”, u përgjigj ajo, megjithëse është lindur dhe rritur ne Prishtine- “Rrjedh nga malet jam nga gjaku dhe fryma e malësisë dhe te gjitha këto i mbaj në vetveten. Dinjiteti dhe qëndrueshmëria janë pjesë të personalitetit tim. Kështu jam e edukuar, kurse teatrin e mbaj në vetvete ...e jo veten në teatër...
25 vjetori i veprimtarisë se saj artistike përputhet me paraqitjen e saj ne rolin kryesor në Ledi Magbeth të Uliem Shekspirit, në lojërat verore të Dubrovnikut e të Splitit më 1978,( pas  Ervehes së Qirezit-Qamit, në turnet nëpër qytetet jugosllave e në Shqipëri, “Gjeneralit të Ushtrisë së vdekur”  të Ismal Kadares në turneun në Shqipëri, në rolin e Undinës në” Sfingën e Gjallë” të Rexhep Qosjes, në festivalin e skenave të vogla në Sarajeve e në festivalin e Sterjos në Novi Sad}....
Roli i saj i Ledi Makbethit të Shekspirit, në kështjellën e Revelint të Dubrovnikut dhe Peristilin e Splitit, shkruan shumë kritik, ishte i fuqishëm dhe plot emocione.
E tërë shfaqja është punuar në mënyrë precize dhe është mishëruar për atë hapësirë”- shkruan Dalibor Foretiq në recensionin e tij të kësaj shfaqjeje në “Vjesnik” të Zagrebit me 22 korrik 1978
-“por përjetimi më i madh i shfaqjes ishte megjithatë, takimi me dy artiste te shkëlqyeshëm në rolet kryesore: me Istref Begollin në rolin e Magbethit dhe Melihate Ajetin ne rolin e ledi Magbeth. Melihati është e tëra në afektacione të jashtme por të përjetuar deri në fund të personazhit të vet”- shton Foretiqi.-“ Në mardhënjet me Magbethin ajo është dominante por në asnjë moment nuk do të lejojë të harrojmë se ajo , megjithatë është femër. Ne momentet kur ata të dy janë në skenë shfaqja i ngjajë muzikës”.
Nuk do te ju pengoj aspak që shfaqja jepet ne gjuhën shqip”e- tha vete Melihate Ajeti para fillimit te shfaqjes-“ kjo gjuhë është si e përcaktuar për Shekspirin”- Ndërsa vetë Foretiqi, pas shfaqjes shënoi:”Fjala shqipe tingëllon çuditërisht neë mes të mureve të Revelinit. Pa e kuptuar domethënien e saj e përgjoja si muzike. Edhe atëherë gjuha ka se çka të thotë. Ndonjë fjalë tjetër do te tingëllonte buçitshëm me jehone. Atë natë kisha përshtypjen se një mijë gjarpërinj kalonin nëpër gurë duke prire një bote mistike, rituale. Dhe, nëqoftëse Shekspiri është përnjëmend shkrimtar nacional i çdo populli, atëherë me tepër se asnjë pjese tjetër tëtij, popullit shqiptar do t`ia ketë dhuruar “ Makbethin”... Në interpretimin e artistëve shqiptar “ makbethi” është bërë tragjedia më e madhe shqiptare.
“...Kurse Melihate Ajeti, rolin e vështirë tragjik të Ledi Makbethit, e luajti në mënyrë maestrale , lojën e saj, publiku i festivalit, e priti shumë ngrohtësisht edhe në Peristilin e Splitit” ( M. Jeriniq “ Sllobodna Dallmacija” Split- 21.07.1978.
“...Loja e saj ishte e përshkuar me impuls te fuqishëm ndërsa zëri i saj i mbytur tërë pamjes i jepte tonin magjistral profetizues...”( Marko Kovaceviq “Nashi Dani” sarajeve 13.10.1978.
Meli per rolin e saj te ledi Magbethit thoshte:
“...Ledi Magbethin e luaj ashtu si mendoj unë se ka menduar ajo, si ka vepruar dhe si do të jetë dukur ajo.
Me duket se Shekspiri e ka vrare herët këtë grua, duke e ngarkuar tepër shpejt me brejtjen e ndërgjegjes. Nuk e kam të çart pse shkrimtari gjenial me dramat e veta u ka lënë aq pak hapësire femrave. Athua pse ndoshta nuk e  ka njohur mjaft psikologjinë e tyre ose e vetmja arsye ka qene që në kohen e Shekspirit edhe rolet  e femrave i luanin meshkujt? Përndryshe si të shpjegohet fakti se te Shekspiri femrat zeshkane ishin –dreqër, kurse biondinët- engjëj dhe si të shpjegohet ngjashmëria e madhe në skenat e çmendjes së ledi Makbethit , Dezdemonës dhe Ofeilisë...?”

Çmimi  dhe fondacioni  “Meli Ajeti”

Më shumë lidhur me themelimin e fondacionit e të çmimit, si do të funksionojë?Si do të ndahet dhe kujt? Do të mund të informoheni këtu. (kliko)

 

Nga ditari i Melit

Meli ka shkruar tërë jetën nëpër fletore tekstet e roleve, librat, fletët e këputura. Ka shkruar për ndjenjat e saj të përjetuara në atë moment,
duke përshkruar dhembjen, hidhërimin, apo lumturinë e çastit.
Këtë kënd e kemi rezervuar për shkrimet e saj.(kliko)

 

web creation by Enver Bylykbashi