<<fillimi
biografia
fillimi i karierës
foto të karierës
kontakti

Shkrimet për Melin

Kritikat, intervistat, shkrimet e  ndryshme për Melin, në gazeta e revista të ndryshme, madje edhe vjershat e këngët, kushtuar asaj, do të mund t’i gjeni këtu. (kliko)

 

 

Fotot nga filmi i fundit “Martesa e artë”
në regji të Shpend Krasniqit

Meli e lëshoi këtë botë, e vetëdijshme se e ka kryer detyrën me nder, për t`u çmuar përsëri, në një kohë, kur nuk do të na  pengojnë e zënë rrugën madhësitë dhe kur gjeneratat e reja do të inspirohen e mburren që e patëm.
Në një ditë të ngrohtë gushti, me 2004, ishim ulur unë e Meli, në kafene para Teatrit, tek flisnim për anomalitë e kohës, për dështimin e  institucioneve dhe  njerëzve që i udhëheqin ato, iu afrua Melit një student i ri, me guxim, iluzione dhe pasion të mbjellur për filmin,  nga intuita e tij dhe një profesor
ëndërrimtar.
Ky djalosh, student i regjisë në Akademinë e Prizrenit, ia ofroi Melit skenarin, për  ta lexuar dhe për ta lutur që të pranojë  ta luajë rolin kryesor në këtë film, me të cilin studenti do të diplomonte. Ndonëse e sëmur, Meli pranoi të luante në këtë film, për të mos e zhgënjyer djaloshin.
Meli i gëzohej  premierës se filmit, 12 orë para se të ndërronte jetë, i bleu kostumet, që do t`i vishte atë natë dhe do të ulej në mesin e krijuesve të rinj e të vjetër, artdashësve të vërtet, që i mungonin asaj aq shumë. I mungonte pa masë skena, ku aktorët e parë e filluan dhe e përfunduan rrugëtimin drejt mrekullisë.
Besuan fuqishëm, edhe  gjeneratat pas tyre do t`a vazhdojnë këtë rrugëtim, me përkushtim e dashuri të njëjtë, duke mos i harruar ata, që e trasuan këtë rrugë, aq sa të vështirë po aq edhe madhështore.
Krijuesit e mëdhenj nuk meritojnë të harrohen.
Është turp i një populli t`i harrojë kolosët e vet.

Çmimi  dhe fondacioni “Meli Ajeti”

Më shumë lidhur me themelimin e fondacionit e të çmimit, si do të funksionojë?
Si do të ndahet dhe kujt? Do të mund të informoheni këtu. (kliko)

 

Nga ditari i Meli

Meli ka shkruar tërë jetën nëpër fletore tekstet e roleve, librat, fletët e këputura. Ka shkruar për ndjenjat e saj të përjetuara në atë moment,
duke përshkruar dhembjen, hidhërimin, apo lumturinë e çastit.
Këtë kënd e kemi rezervuar për shkrimet e saj.(kliko)

 

 
web creation by Enver Bylykbashi